Xhixho: Kuvendi manipuloi provat! Mesazhi i mazhorancës për presidentët që do të vijnë pas Metës


Brenda 30 ditëve, Gjykata Kushtetuese do të vendosë fatin e Ilir Metës për postin e tij në Krye të Shtetit.

Deputetja e LSI-së, në një intervistë për Ora News, tha se Kuvendi ka manipuluar provat dhe ia ka paraqitur Gjykatës Kushtetuese, akt që sipas saj është tepër i rëndë.

Ajo tha se mazhoranca këtë veprim e ka bërë për t’u dhënë një mesazh edhe presidentëve që do të vijnë pas Ilir Metës.

Erisa Xhixho: Nuk flasim vetëm për procedura, por për manipulim provash. Kuvendi i Shqipërisë ka manipuluar prova të ofruara në gjykatën Kushtetuese në procesin e shkarkimit të Presidentit. Këtë e ka bërë qoftë me datat për të  plotësuar afatin 48 orësh të thirrjes së seancës plenare që nuk e plotësonte. Fenomeni i shkarkimit të Presidentit është një rast i paprecedent në historinë e vendit tonë. Dhe gjithë ky proces bëhet pikërisht për të dhënë një mesazh. 

Mesazhi i kësaj i mazhorance është se duke qenë se deri më sot  të vetmin institucion që nuk e kishte të kapur është presidenti, mesazhi është që kushdo president do të vij pas Metës do të duhet t’i përgjigjet kësaj mazhorance ndryshe do të ketë fatin e tij. Dhe kjo nuk i shërben opinionit publik.