Vasili: Kuvendi ka falsifikuar dokumente për Metën, sjellje mafioze me urdhër të Edi Ramës
Petrit Vasili i ftuar në RTV Ora u shpreh se Dokumenti i Kuvendit për shkarkimin e Metës është një skandalitet dhe provon qartë një falsifikim me qëllime mashtrimi.
Sipas tij, mazhoranca ka dorëzuar një dokument duke bërë korrigjime të datës për ta dërguar te Gjykata Kushtetuese.
Vasili: Dokumenti i Kuvendit është një skandalitet dhe provon qartë një falsifikim me qëllime mashtrimi për të rrëzuar ato konstatime që presidenti ka vënë para Gjuykatës Kushtetuese. Ata janë futur në rrugën e shëmtuar duke manipuluar dokumentet zyrtare. Ka pasur një urdhër politik të Edi Ramës për të shkelur afatet dhe procedurat e Kuvendit. Ata kanë dorëzuar një dokument duke bërë korrigjime të datës për ta dërguar te Gjykata Kushtetuese. Kjo është një sjellje e rëndë mafiozëve. Kanë falsifikuar datën 5 dhe kanë vendosur datën 6 dhe ka firmën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në të dyja shkresat janë ndryshuar formulimet dhe njëra pikë e rendit të ditës. Në seancën plenare shkojnë ligje apo nisma që shqyrtohen nga komision përkatës dhe përpilohen duke iu dërguar Kuvendit. Ndërsa këta kanë bërë një urdhër në datë 5 për një komision që do të mblidhej në datë 6 që do të prodhonte dokumente. Këta kanë bërë një rend dite për një mbledhje që nuk ekziston dhe që nuk kishte ndodhur. Nivel i është mizerabël, çka ideja për tu hakmarrë i ka bërë që të manipulojnë dokumente.
Vasili shtoi se është bërë një falsifikim ordiner në nivelin më të lartë të shtetit dhe theksoi se imagjino se çfarë ndodhe në ato kadastrat që hapën dosjes sipas dëshirës.
Vasili: Ka bërë një falsifikim ordiner në nivelin më të lartë të shtetit. Imagjinoni tani në ato kadastrat që i hapin dhe i mbyllin sipas dëshirës. Dokumentet e qytetarit të thjeshtë nuk kanë asnjë pikë kontrolli dhe imagjinoni se si nuk kontrollohen. Ata që kanë sulmuar presidentin janë Edi Rama vetë dhe presidenti kishte patronazhistë dhe kishte billborde të presidentit në rrugët e vendit. Pra njeriu që është sulmuar nga Edi Rama është presidenti Meta. Nuk ka pasur mbështetje të partive politike, pasi ka qenë kritik për opozitën dhe sa i takon bojkotit të mandateve.

