Vasili: Basha bashkë me Ramën, Shtëpia e Lirisë nuk mund të kuptohet nga pengjet përjetë

Petrit Vasili i ftuar në RTV Ora u shpreh se Basha dhe Rama kanë krijuar një mekanizëm për a mbyllur çështjen e incineratorëve

Sipas tij, Ankesa e Bashës ka qenë një idiotësi për të rrëzuar Berishën në koalicion me LSI-në për zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Ai shtoi se Shtëpia e Lirisë është shtëpia e njerëzve të lirë dhe nuk mund të kuptohet nga njerëz që janë peng përjetë si Basha.

Vasili: Basha dhe Rama kanë krijuar një mekanizëm për a mbyllur çështjen e incineratorëve dhe për tu hedhur hi syve të qytetarëve, dosjet janë atje dhe janë depozituar nga LSI. LSI është përjashtuar nga hetimi parlamentar në komision sepse janë përgatitur nga Basha- Rama për ta mbyllur këtë çështje.

Ankesa e Bashës ka qenë një idiotësi për të rrëzuar Berishën në koalicion me LSI-në. Ka qenë në kufijtë e idiotësitë nga ana e Bravës. Ky ishte një veprim politik dhe nuk devijohet nga partia e Bravës. 6 marsi do të jetë një mundësi e mirë që kjo ngordhësirë të marrë fund njëherë e mirë. Shtëpia e Lirisë është shtëpia e njerëzve të lirë dhe nuk mund të kuptohet nga njerëz që janë peng përjetë. Ai nuk jeton dot i lirë.