Ju flet Moska - Takimet sekrete, të përgjuara të Belinda Ballukut me Saimir Tahirin në Vishnje

‘Takimet sekrete, të përgjuara të Belinda Ballukut me Saimir Tahirin në Vishnje’ ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Të gjithë njerëzit në PS janë distancuar nga Tahiri sikur i kishte rënë lebra, duke mos bërë takime me të, por nuk ishte për të gjithë kështu çuditërisht.

Belinda Balluku ministre e rëndësishme e shkeli këtë rregull të pashkruar. Belind ai qëndroi pranë Saimir Tahirit, për arsye dhe interesa politike dhe bashkëpunoi me ta në fushatë.

I lidh bashkë interesi kundër Erion Veliajt. Edi Rama u nervozua sepse Tahiri nuk u mjaftuar me shërbimin e provës që morri, por donte të merrte pafajësisë dhe t’i shkonte Ramës.

Nga Sauku në Vishnjë janë rreth 7 kilometra ku ka një resort Saimir Tahiri dhe natën aty ka shkuar shpesh Belinda Balluku jo me makinën e saj sepse është në mbikëqyrjen e Gardës.

Ka shkuar natën e maskuar dhe atje ka filmime për këtë. Aty është një zonë e mbuluar. Pse ka shkuar Balluku kaq shpesh në një resort, se mund të ishin takuar diku tjetër.

Belinda Balluku është një ministre shumë e fuqishme, pasi ka një superministri. Është një politikane që është shumë afër kryemisnitrit që po luan me idenë për ta bërë presidente.

Ajo mund të jetë edhe kryetare e bashkisë së Tiranës dhe prandaj takohej me Saimir Tahirin. Çelësat e bodrumeve të Tahirit i ka Belinda dhe i ka lënë atje ato ai. Belinda mund të shkojë dhe t’i përdorë ato.

Qëllimi i saj është që të marrë bashkinë e Tiranës, e ka kështu si pasion familjarë, sepse Beqir Balluku kur e pyeti Enveri tha se donte të ishte kryetar komiteti ekzekutiv i Tiranës.