Beteja Presidenti-Parlament në Prokurori, Meta: Nesër padia, kriminale që Kuvendi çon në Kushtetuese dokumente false

Presidenti, Ilir Meta, do të depozitojë nesër në prokurori padinë ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumentave zyrtare.

Lajmin e bëri me dije vetë Kreu i Shtetit në konferencën për mediat, e dyta nga Presidenca brenda pak orësh, pas asaj të përfaqësuesit të tij ligjor, Bledar Dervishaj.

Sipas Metës, falsifikimi që Kuvendi i bërë shkresës për të justifikuar procesin farsë për shkarkimin e tij është një gjë e rëndë dhe kriminale.

Meta: Nesër do të dorëzojmë padi, është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë, Kuvendi të dorëzojë pa i kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar vonimin e procedurave në këtë proces farsë dhe politik që synon kapjen e institucionit me legjitim të këtij shteti.

Meta shtoi se po ditën e nesërme, në orën 09:00, në faqen zyrtare të Presidentit do jenë të publikuara 72 pyetjet dhe përgjigjet.

Kreu i Shtetit u ndal te përgjigjet që u parashtruan ndaj pyetjeve në gjykatë duke nënvizuar se zgjedhjet e 25 prillit provuan qëndrimet e Presidentit të Republikës që vërtetohen nga raporti i OSBE-së.

Meta: Të gjitha faktet që provojnë rastet për blerjen e votës janë vendosur në dispozicion. I kujtova GJK-së se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga KQZ që është administratori i zgjedhjeve. KQZ e konfirmon vetë përmes një shkrese, se 19 anëtarëve të Presidencës u është garantuar e drejta për të marrë informacion. Presidenti publikisht ka ndërmarrë disa iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, për të shmangur përplasjen lidhur me zgjidhjen e datës së zgjedhjeve pas 30 qershorit.

Edhe gjatë situatës së pandemisë, Presidenti mori hapa për vendosjen e paqes, duke organizuar mbledhje. Presidenti ka paraqitur një platformë për integrimin europian. Ndaj përkushtimit të Presidentit për këto hapa, qeveria shkatërroi teatrin gjatë pandemisë kur zbatoheshin kushtet e vendosura. Duke shkatërruar teatrin kombëtar, dhunës ndaj aktorëve, Presidenti u paraqit vetë në Gjykatën Kushtetuese. Iniciativat e Presidentit kanë qenë të panumërta për të evituar konfliktet, dhe për të mos ngrirë procesin e integrimit europian.

Ai shpjegoi dhe kontekstin e disa deklaratave të bëra prej tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

Meta tha se fushata ishte e tensionuar dhe për të parandaluar tensionet, në cilësinë e Presidentit, vuri në lëvizje autoritetet për të parandaluar incidentet.

Presidenti deklaroi se ai nuk ka tentuar asnjëherë që të marrë kompetenca të Qeverisë apo të Kuvendit, ndërsa shtoi se në disa raste diplomatë të caktuar kanë ndërhyrë në mënyrë ilegjitime.

Presidenti Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me faktin nëse do të lirojë zyrën nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Duke e marrë me sportivitet pyetjen, Kreu i Shtetit theksoi se për presidentin Kushtetuta cakton një mbrojtje të veçantë, ndaj për shkarkimin e tij duhen më shumë se 2/3 e votave.

Brenda 30 ditëve, Gjykata Kushtetuese do të vendosë fatin e Ilir Metës për postin e tij në Krye të Shtetit.