Vezaj: Dënimi i Tahirit i ulët e i vonuar, doli i fituar, me 3 vite burg dënohesh për 3 gram hashash

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Flamur Vezaj u shpreh se Për aq kohë sa Tahirit nuk i është prekur pasuria ai ka dalë i fituar.

Sipas tij, vendimi i dënimit për të është i vonuar dhe se prokuroria nuk ka bërë hetim të mirëfilltë për të nxjerrë përgjegjësit për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Vezaj: Për aq kohë sa Tahirit nuk i është prekur pasuria ai ka dalë i fituar. Vendimi është i vonuar, i ulët. Prokuroria nuk ka bërë hetim të mirëfilltë për të nxjerrë përgjegjësit për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Dënimi i ulët mund të ketë pas edhe një marrëveshje. Nuk më bind dënimi. Dy ministra në burg dhe Rama flet për përgjegjësi individuale. Në Shqipëri dënohesh për 3 gram hashash me 3 vjet, ndërsa ish ministri i Brendshëm dënohet me 3 vite për shpërdorim detyre.