Basha: Çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook shkruan se çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave të Partisë Demokratike.

Sipas tij, Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e shqiptarëve dhe për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Evropiane.

Basha: Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Evropiane.