Vrasja e të riut grek, shqiptari mohon akuzat por mbetet në burg. Mjekja që kreu autopsinë: Vrasje me dashje

23-vjeçari shqiptar i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek Aliks javën e kaluar në Selanik do të vazhdojë të mbetet në paraburgim.

Para prokurorit i riu ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pranuar se ndodhej me makinën e tij në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi, por se nuk ka qenë pjesë e  grupit që sulmoi 19-vjeçarin i cili u godit me thika dhe mjete të mprehta me pasojë vdekjen.

Avokati i 23-vjeçarit tha se klienti i tij ka bashkëpunuar me drejtësinë duke u treguar hetuesve emrat e personave të përfshirë, plot 10 të tillë.

Vrasja e të riut grek, shqiptari mohon akuzat por mbetet në burg.
23-vjeçari shqiptar që u arrestua për vrasjen e Alkisit

Teksa ka shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike, shqiptari ka deklaruar se “ata nuk donin të vrisnin, por vetëm ta frikësonin”.

Sipas informacioneve, në mjetet mprehëse të sekuestruara nga policia nuk janë gjetur gjurmë gishtash të tij.

8 të arrestuarve të tjerë për vrasjen e 19-vjeçarit dhe plagosjen e dy shokëve të tij, ju la afat për të kërkuar falje nga e mërkura deri të premten.

Vrasja e të riut grek, shqiptari mohon akuzat por mbetet në burg.
20-vjeçari shqiptar i arratisur në Shqipëri

"Autorët kishin për qëllim ta vrisnin"

Mjekja greke Lida Kovatsi që kreu autopsinë e 19-vjeçarit Alkis thotë se goditja ka qenë e shënjestruar çka shton dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.

“Nuk është e lehtë të vrasësh një të ri, duhet të dish se çfarë po bën" tha ajo.

Kovatsi theksoi se goditjet me thikë ishin të shumta dhe më shënjestër gjë që tregon sipas saj se autorët e dinin se ku po godisnin.

Vrasja e të riut grek, shqiptari mohon akuzat por mbetet në burg.Vrasja e të riut grek, shqiptari mohon akuzat por mbetet në burg.