Dënimi i Tahirit, Xhixho: Trafikimi i lëndëve narkotike s’ka ndodhur pa vendimarrjen e Ramës
Më 4 shkurt 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 3 vite e 4 muaj burg ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në lidhje me këtë deputetja e LSI, Erisa Xhixho, tha se Tahiri në trafikun e lëndëve narkotike nuk ishte vetëm.
Këtë e tha në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.
Erisa Xhixho: Erisa Xhixho: Në të gjithë këtë kanabizimin që i ka ndodhur vendit ai nuk është vetëm. Do të duhet që drejtësia të vërtetojë pikërisht atë që thotë edhe në vendimarrjen e saj, influencën e ministrit ndaj institucioneve të tjera ligjzbatuese influencën e ministrit ndaj institucioneve të tjera ligjzbatuese në këtë kanabizim të vendit.
Më tej ajo tha se trafikimi i lëndëve narkotike nuk ka ndodhur pa vendimarrjen e Kryeministrit Edi Rama.
Erisa Xhixho: Duhet të jemi koshient që trafikimi i lëndëve narkotike nuk ka ndodhur pa vendimarrjen e Kryeministrit. Kështu që do të duhet që drejtësia të zbardh në mënyrë të plotë të gjithë atë dëm që I ka ndodhur vendit, sepse mendoj se pasojat po I vuajtëm çdo ditë. Këtë e pamë edhe te zgjedhjet e 25 prillit.
