Dënimi i Tahirit, Salianji: Ka një listë të gjatë të zyrtarëve të rilindjes të përfshirë në krim
Më 4 shkurt 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 3 vite e 4 muaj burg ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një intervistë për Ora News, u shpreh se Tahiri është i pari zyrtar i lartë nga lista e gjatë e atyre që janë përfshirë në afera korruptive e kriminale.
Ai tha se si pasojë e reagimeve të PD, sot janë prapa hekurave dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës.
Ervin Salianji: Ky rast është i pari i një liste të gjatë të zyrtarëve të lartë të rilindjes që janë përfshirë në aferë të tilla. Duhet të themi se pas shumë përpjekjesh të PD, edhe njëherë tjetër koha na jep të drejtë dhe konfirmohemi në akuzat tona për kanabizimin, për përfshirjen e elementëve kriminal, pavarësisht se si duhet të ishte dënimi në Shqipëri. Reagimet e PD kanë pasur peshë aq të madhe sa 2 bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës janë në burg.
Pastaj devijimi i vëmendjes publike nga qeveria te PD për shkak të disa personave të përjashtuar nga PD, kjo është pastaj çështje e linjës editorial të mediave që nuk mund të imponosh dot.
