“Ata që sot bërtasin me të madhe, s’janë votuar as për kryetar lagjesh”, për kë e ka Salianji?

A mendoni se PD tashmë është për5arë dhe është në një rrugë që nuk ka kthim pas.

Deputeti i PD Ervin Salianji i pyetur në një intervistë për Ora News, se a është përçarë PD, tha se një pjesë e njerëzve kanë zgjedhur një rrugë tjetër, duke lënë të nënkuptohet se ata i janë bashkuar ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se disa njerëz kërkojnë që të zhdukin nga partia njerëz që kanë kontribuar në PD.

Ervin Salianji: Nuk ka diskutim kur një pjesë e njerëzve kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Po të shohësh një pakicë  në institucionet legjitime, kërkon që të degradojë, të vrasë politikisht dhe të zhduk nga partia njerëz që kanë kontribut në PD. Këto janë njerëz që janë refuzuar masivisht në vite.

Ndër të tjera ai tha se liderishipi i PD duhet të marrë hapat e duhur për forcimin e partisë.

 Ervin Salianji: Unë besoj që lidershipi i PD që të marrë hapat e duhur për hapjen për forcimin, për marrjen e njerëzve që kanë  pas kontribut por nuk i është dhënë mundësia sepse ua kanë penguar rrugën një pjesë e këtyre që sot bërtasin me të madhe por s’janë votuar as sa për kryetar lagjesh.

Intervistoi gazetari Everest Dedaj, pergatiti Anila Kolgjini.