I përgjigjet Demollarit. Shkëmbi: Dinamo nuk do të rrezikojë mbijetesën, do të jetë më lart
Pas barazimit në kupë dhe me Egnatian në Superiore, Dinamo do të luajë në transfertë me Kastriotin këtë të Shtunë, ku detyrimisht nevojiten pikë.
Për trajnerin Bledi Shkëmbi duhen rezultate teksa pranoi se deri tani Dinamo nuk ka bërë atë që duhet por sipas tij mbijetesa nuk do të diskutojet asnjëherë.
"Nuk kemi pasur rezultate dhe pikë që ne kërkonim, pavarësisht problemeve që kemi pasur, jam i bindur që skuadra është e ndryshme nga ajo e fazës që kaloi dhe kam besim që pikët do të vinë. Mbijetesë? Nuk mendoj se ne do të kemi rrezik për të luftuar për mbijetesë, ne duam të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të ngjitemi sa më lartë dhe e dimë që kjo bëhet duke fituar ndeshje, pavarësisht që nuk fituam ndaj Egnatias, nuk arritëm ta bëjmë por shpresoj ta bëjmë nesër".
Trajneri Shkëmbi u përgjigje edhe ndaj kritikave të Demollarit për Dinamon teksa foli dhe për gjendjen e afrimeve te "blutë".
"Kritikat? Janë fjalët e një emri të madh të futbollit shqiptar, unë personalisht kam pas një takim dhe kemi folur nga afër, çdo fjalë që do të na thotë në duhet të na kthehet si një këshillë për të bërë më të mirën, kushdo që flet ne duhet ta shohim si mësim nga kushdo, e jo më Demollari, pasi futbolli flitet në fushë dhe jo nëpër deklarata. Lilaj mendoj që po bën shumë mirë, Rexhinaldo ka një program të vetin, por kemi pasur dhe probleme shëndetësore me Imamin që tani është kthyer edhe Sofranac nuk është në gjendje, por megjithatë nuk duhet të justifikohemi", deklaroi Bledi Shkëmbi në konferencën nê vigjilje të takimit me Kastriotin./Ora News/.
