Eliminohet Kameruni me penallti. Egjipt-Senegal finalja e Kupës së Afrikës (Video)
Përfundon ëndrra për Kamerunin për të shkuar në finalen e Kupës së Afrikës si vendi organizator që është.
Deri në gjysmëfinale, vendasit kishin bërë mjaft mirë duke fituar me rezultate të thella ndeshjet por sot ata u ndalën nga Egjipti i Mohamed Salah.
Në një ndeshje shumë të ekuilibruar dhe me pak tension, 90 minuta nuk mjaftuan për të nxjerrë fituesin teksa u luajt edhe koha shtesë me 2 pjesë.
Edhe këtu me gjithë insistimin vendas, asnjë prej ekipeve nuk e gjeti rrjetën dhe në fund vendosi drama e penalltive.
Nga pika e bardhë e 11-metërshit, Kameruni e ndjeu shumë presionin duke gabuar 2 penallti dhe në fund ishte Egjipti që kualifikohet në finalen e madhe.
Përballë do të jenë Egjipti dhe Senegali ose më mirë ta themi një përballje mes Salah dhe Mane, dy lojtarët më të mirë afrikanë, shokë skuadre te Liverpool do të ndeshen për trofeun e madh./Ora News/.
