Greqia bëhet me trajner të ri, zgjedh një uruguaian për stolin e kombëtares
Që prej muajit Nëntor, Greqia nuk ka një trajner për kombëtaren. Trajneri holandez, John Van Schip dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta dhe që atëherë Federata Helene ka patur vështirësi për të gjetur pasuesin e tij.
Pas 2 muajsh mësohet se më në fund ka një emër konkret për stolin me Federatën Greke që bëri të ditur se ka arritur një akord me Gustavo Poyet, trajnerin uruguaian i cili ka një eksperiencë të gjatë në këtë rol.
Federata bëri të ditur se pritet zyrtarizimi pas akordit dhe është çështje kohe teksa nuk pritet të ketë surpriza që mund të hedhin në erë këtë marrëveshje.
Në fakt Poyet rikthehet në Greqi pasi ka punuar në krye të AEK në sezonin 2015-2016 ndërsa ka drejtuar edhe Brighton dhe Sunderland në Premier League, Betis në Spanjë dhe Bordeaux në Ligue 1.
Kujtojmë që Greqia është shortuar sërish me Kosovën në Ligën C të Nations League me të dyja ekipet që do të ndeshen 2 herë brenda këtij viti./Ora News/.
