Ceferin në Tiranë, Ibrahimi: UEFA mori garanci, procesi elektoral i FSHF do jetë i lirë

Ditën e sotme Presidenti i UEFA-së Alexander Ceferin është takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e FSHF-së Armand Duka.

Në një intervistë për Ora News menaxheri i ri i Kombëtares, Erand Ibrahimi, tha se në këtë takim UEFA mori garanci se procesi i zgjedhjeve në FSHF që do të zhvillohet në mars do të jetë i lirë dhe pa ndërhyrjen politike.

Erand Ibrahimi: Konteksti që u zhvillua kjo vizitë ishte shumë specifike. Ka qenë një takim ‘Kokë më kokë’ mes Ceferinit dhe Ramës, por siç u theksua në deklaratën që bërë presidenti i UEFA-së pas takimit që pati me Kryeministrin ishte e para marrja e një garancie shumë qartë që politika nuk do të ndërhyjë më në çështjet zgjedhore të FSHF.

Komuniteti i Futbollit duhet të jetë ai që duhet të vendosë për të gjitha proceset zgjedhore, për të kandidatët dhe platformat  që do të paraqesin. UEFA nuk ndërhyn në proceset zgjedhore të federatave dhe në këtë rast ka qenë në rolin e monitoruesit për çdo incident dhe çdo zhvillimi kanë këto tre muaj.

Ai u shpreh ndër të tjera se ardhja e Ceferin në Tiranë tregon se sa ndikim ka pasur ndërhyrja e politikës në FSHF.

Erand Ibrahimi: Ardhja tregon se sa e fortë ka qenë  magnituta e ndërhyrjes politike në FSHF. UEFA pasi mori garanci se do të ketë distancim të çdo lloj përpjekje për ta kapur politikisht FSHF, u angazhua që të garantonte vetë që ndërhyrja politike nuk do të jetë prezente.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.