Diversioni i Kryemadhit, Veliaj po bën çdo përpjekje për të marrë PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 19:31
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se Erion Veliaj po bën ‘luftë’ për të marrë PS.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, është shprehur se Veliaj po fokusohet të spostoj Ramën nga selia e PS dhe të jetë vetë në krye.
Monika Kryemadhi: Lobimi i fuqishëm i Erion Veliaj për të thënë se ai është e ardhmja e PS është i jashtëzakonshëm sepse Veliaj po fokusohet fortë të spostoj Ramën nga selia e PS dhe të marrë ai PS. Kjo është një nga arsyet që konsumimi politik i Ramës është i jashtazkonshëm.
