"Për disa të vërteta të forta artikuluar qartazi”, Kryemadhi sot në 19:00 intervistë në Ora News
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 16:08
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, rrëfehet në orën 19:00, në televizionin Ora News.
E vërteta e incineratorëve, çfarë e lidh Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe rural me aferën e incineratorëve? A është ndalur drejtësia vetëm tek arrestimi i Lefter Kokës?
Si ndihet familja meta kur në media artikulohet mundësia e shpalljes “Non Grata” nga SHBA? Thyerja e madhe me Lulzim Bashën dhe rikthimi në bashkëpunim me Sali Berishën.
Për këto e shumë te tjera në orën 19:00, në RTV Ora News, Monika Kryemadhi përball gazetarit Everest Dedaj.
