PD në Shkodër prezanton kandidatin e kërkon falje. Në Dibër Manja: Do drejtoheni me vizionin e Tiranës

Partia Demokratike prezantoi sot në Shkodër kandidatin e saj për Bashki për zgjedhjet e 6 marsit Xhemal Bushatin.

Nënkryetari i Partisë Demorkatike njëherësh i deleguari i selisë blu për Shkodrën Enkeled Aalibejaj tha gjatë fjalës së tij se kandidatura e Bushatit vjen si një kërkesë për falje e partisë, për të kandidauar figura që kanë kontribuuar në vazhdimësi.

“Për PD-në më mirë vonë sesa kurrë kemi bërë këtë zgjedhje edhe si një lloj ndjese për gabimet që kemi bërë ne gjatë këtyre 30 viteve që teksa njerëzit e kontributit, sakrificës, qëndresës e njerëzit që kurrë nuk janë larguar nga emblema e PD-së të vlerësohen” thotë Alibeaj. 

Xhemal Bushati në Shkodër do të kandidojë përballë Majlinda Angonit të PS dhe Bardh Spahisë kandidatit të Komisionit të Rithemelimit i cili do të kandidojë nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Kandidatin për zgjedhjet e parakohshme e prezatoi në Dibër edhe Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi i qarkut Ulsi Manja.

Duke thënë se pas  6 marsit Dibra duket të trajtohet si një lagje e Tiranës, Manja bëri thirrje për të votuar Rahim Spahiun.

“Dibra nuk mund të jetë thjesht xhep i fundit që lidhet me kryeqytetit. Dibra pas 6 marsit do të duhet të drejtohet me vizionin e një lagjeje të Tiranës" tha Manja.

Rrahim Spahiu i PS do të kandidojë në Diëbr përballë Luan Hakës së PD dhe Premtim Kryemadhit të “Shtëpisë së Lirisë”

Motorët e fushatës janë ndezur edhe në Lushnje, ku drejtuesi i qarkut të Fierit teksa prezantoi kandidaten Eriselda Sefa sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin meta duke thënë se ata kanë hyrë në një thes.