Qarkullonte me armë zjarri me vete, në pranga 34-vjeçari në Tiranë, sekuestrohet pistolet

Një 34-vjeçar në Tiranë është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete.

 Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. B., 34 vjeç, ndërsa është sekuestruar  një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Ai u arrestua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën "Siri Kodra".

“Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.”- njofton policia.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, në pranga 34-vjeçari
Pistoleta e sekuestruar