U dënuan me 3 vite e 4 muaj burg, avokati Rumano: Për Tahirin s’kishte prova, për Çelën s’pati as hetime
Gjykata e Posaçme e Apelit, ditën e djeshme ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën.
Në lidhje me këtë, avokati i Çelës, Gentian Romano, në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren, Besmira Pelushaj, u shpreh se kishte akuza të rënda, por nuk kishte prova.
Ai tha se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar fajësinë e dy të dënuarve.
Gentian Rumano: Kishim akuza të rënda por nuk kishte prova. Prokuroria ka pretenduar të gjithë këto akuza pas asnjë provë të vetme. Që në momentin që ka filluar hetimi, deri në dërgim të çështjes në Gjykata, Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë të vetme që të provonte fajësinë e dy të dënuarve në grupin e strukturuar kriminal. Prokuroria ka hetuar nëse përgjimet që dolën për Tahirin janë të vërteta, por rezultati ishte zero.
Ndër të tjera ai tha se për Tahirin nuk kishte asnjë provë ndërsa për Çelën sipas tij nuk pati as hetime.
Gentian Rumano: Asnjë provë nuk është gjetur për Tahirin. Për Çelën nuk ka pasur as hetime. I kemi kërkuar me ngulm prokurorisë se ku janë provat. Gjykata e shpalli drejtpërdrejt vendimin. Çela dhe Tahiri, nuk janë hetuar as për shpërdorim detyre as për trafik i lëndëve narkotike. Ne s’kemi pasur asnjë mundësi që në këtë proces që të paraqesim prova. Ka rezultuar e provuar se gjatë vitit 2016, ku kishte përhapje të kultivimit të lëndëve narkotike, kishte dhe reagim dhe nga ana e policisë, kundër kultivimit të narkotikëve.
Përgatiti Anila Kolgjini.
