Në Fshatin Tresh të Lezhës shembet rruga, 6 familje të izoluara kërkojnë ndihmë

Gjashtë familje në fshatin Tresh të Lezhës janë izoluar prej gati tre muajsh, pasi rruga që i lidh me qendren është shembur.

Fenomeni eroziv në këtë zonë është shfaqur frikshem gjatë këtij dimri, duke rrezikur dhe banesat.

E gjithë kodra ka lëvizur dhe rruga ka pësuar shembje në një gjatësi prej 50 metrash.

“Ka tre muaj që është shembur dhe jemi të bllokuar 6 familje. Nuk kemi rrugë familje. Një njeri të sëmuret nuk ka ku të vijë ambulanca” thotë një banor.

Situata e krijuar ka vënë në alarm banoret të cilët thonë se jetojnë me frike, ndërsa shqetësimin e tyre e kanë prezantuar tek pushteti vendor, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se e kan verifikuar situaten në tërren dhe po hartohet një plan për të ndërhyre në këtë zonë. 

Në Fshatin Tresh të Lezhës shembet rruga, 6 familje të

Në Fshatin Tresh të Lezhës shembet rruga, 6 familje të