PD çon "Shtëpinë e Lirisë" në KAS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 14:34
Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk ndalet në betejen e tij për të mos e regjistruar koalicionin e Sali Berishës me LSI dhe PDK.
Një ditë pas regjistrimit nga kryekomisioneri, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ i kërkon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të mos lejojë “Shtëpinë e Lirisë” të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, me argumetat se Komisioni i Rithemelimit nuk është një subjekt zgjedhor i regjistruar dhe mbi të gjitha përmban elementë të PD.
Një tjetër kundërshti e Bashës ka të bëjë me faktin se kërkesa për regjistrimin e koalicionit është bërë me herët se LSI të regjistrohet nga KQZ si subjekt për zgjedhjet e pjesshme vendore.

