Shqipëria krah SHBA për çështjen e Ukrainës, Kim: Agresioni rus kërcënon rendin ndërkombëtar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim vlerëson pozicionimin e Shqipërisë krah Ukrainës, në çështjen e kësaj të fundit në përplasjen e saj me Rusinë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim shkruan se agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin është i ngarkuar Këshilli i Sigurisë

 “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ne, në çështjen e Ukrainës. Agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin është i ngarkuar Këshilli i Sigurisë,”- shkruan Kim ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama përmes një konferencë bëri të ditur se DASH ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkë-penëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB.