Dënimi i Tahirit: Maliqi: Kishte mbrojte politike, po të dënohej për trafik droge do fliste për Ramën

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dënuar ditën e djeshme, ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg.

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim, ish-deputeti, Lefter Maliqi, në një lidhje për Ora News, është shprehur se Tahiri ka pasur mbrojtje politike, pasi nuk u dënua për atë që akuzohej.

Sipas Maliqit, urdhëruesi I kanabizimit në vendin tonë është Edi Rama.

Lefter Maliqi: Vendimi edhe pritej edhe nuk pritej. Rama është urdhëruesi në kanabizimi i vendit. Dyshoj se Tahiri ka luftuar për 5 vjet për të marrë pafajësinë, për shkak se donte dhe do akoma që të vazhdojë politikën. Pavarësisht dënimit kanabizimi i vendit ndodhi me urdhër nga Rama. Në daljet e tij Tahiri linte të kuptohej se unë di diçka dhe do flasë.  Tahiri ka pasur mbrojtje politike. Kryeministri thoshte se është i pafajshëm.

Ai tha se nëse Tahiri do merrte dënimin për akuzat që rëndonin mbi të, do fliste edhe për Kryeministrin Edi Rama.

Lefter Maliqi: Nëse do akuzohej për trafik ndërkombëtar dënimi do ishte shumë më i madh. I binte që Tahiri do shpërthente ndaj kryeministrit Rama. Pasi mora mandatin e tretë dhe ky dënim minimal do të zbutet në Gjykatën e Lartë. Di shumë për Kryeministrin, ai e di se u dha urdhër për kanabizimin.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.