Incineratorët/ Kryemadhi: Qeveria paguan miliona euro për Zoton dhe Mërtirin edhe pse janë në kërkim
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se qeveria po bën presion të hapur ndaj sistemit të drejtësisë pasi sipas saj, këto institucione po ngadalësojnë procesin e zbardhjes së aferës së incineratorëve.
Në një intervistë për Ora Neës, për gazetarin Everest Dedaj, Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta duke thënë se edhe Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri është në kërkim qeveria shqiptare paguan miliona euro për ta.
Monika Kryemadhi: Ajo që shikoj unë është presioni i hapur i qeverisë ndaj sistemit të drejtësisë, duke filluar që me ngadalësimin e hapave të procesit të zbardhjes së çështjes së incineratorëve. Ana tjetër është zvarritja dhe loja mediatike që bëhet për të shfokusuar opinionin publik nga problemet që janë të rëndësishme për opinionin. Edhe pse është në kërkim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shkak të inkriminimit të incineratorëve , qeveria shqiptare vazhdon dhe paguan miliona euro për ta.
Ajo tha se Rama është koka e aferës së incineratorëve, pastrimit të parave dhe kanalizimit të Shqipërisë.
Monika Kryemadhi: Kjo ndodh për shkak se Rama është vetë koka e këtij procesit, edhe e kanalizimit të Shqipërisë, edhe ideatori i pastrimit të parave. Paratë pastrohen nëpërmjet incineratorëve. Është sekuestruar Elbasanit që është pronë e shtetit, por nuk sekuestrohen llogaritë bankare të Klodian Zotos dhe Mërtirit që paguhen nga Bashkia e Tiranës.
Ndër të tjera ajo tha se incineratori i Elbasanit, u sekuestrua pasi Klodian Zoto nuk ishte më pronar i saj.
Monika Kryemadhi: Cili është roli i Edi Ramës për të vonuar sekuestrimin e incineratorit të Elbasanit. Sekuestrimi ndodhi në ato momente se pse Klodian Zoto nuk ishte më pronar i incineratorët. Ai duhet të arrestohej një ditë pasi incineratori i Elbasanit do të shkonte pronë e bashkisë së Elbasanit.
