Ulen infektimet nga Covid-19, 793 raste të reja, 3 viktima dhe 133 pacientë të shtruar në spitale

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë, nga 3.656 testime në total.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:

320 në Tiranë, 40 në Vlorë, 38 në Berat, 36 në Durrës, 32 në Fier, 24 në Sarandë, 20 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, 18 në Shkodër, Kamëz, Lushnje, 14 në Tepelenë, 13 në Korçë, 12 në Mallakastër, Kuçovë, 11 në Vau Dejës, Krujë, 10 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Delvinë, Memaliaj, Dimal, 6 në Vorë, Kavajë, Divjakë, Selenicë, 5 në Kurbin, Devoll, Prrenjas, 4 në Lezhë, Himarë, Dropull, Pogradec, Peqin, 3 Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Dibër, Mat, Kolonjë, Skrapar, Poliçan, 2 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Librazhd, 1 në Shijak, Rroskovec, Kelcyrë.

Në 24 orët e fundit pesë qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid, tre qytetarë nga Tirana 64-82 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1,548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 246,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Shkurt  2022)

Raste të reja ditore          793
Të shëruar në 24 orë       1,548
Të shtruar në spitale       133
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 3,656


Testime totale                1,690,239
Raste pozitive                 263,965
Raste të shëruara           246,087
Raste Aktive                    14,502
Humbje jete                     3,376

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             5,876
Fier                 1,676
Shkodër          1,424
Vlorë               1,107
Elbasan           898
Gjirokastër       825
Berat                801
Lezhë               591
Korçë               503
Durrës              397
Kukës               286
Dibër                127