Dënimi i Saimir Tahirit, Kryemadhi: Proces i orkestruar nga Edi Rama, është koka e kanabizimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryamadhi është shprehur se dënimi i Saimir Tahirit me 3 vite e katër muaj burg është një proces i orkestruar nga Edi Rama.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Kryemadhi tha se Tahiri ishte një nga oficerët e fushës së Edi Ramës, duke shtuar se ky i fundit është koka e kabizimit në vend.

Monika Kryemadhi: A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që çështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky proces është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama?

Sepse e gjithë filozofia e këtij procesi vjen si rezultat i një shpërngulje në kohë të opinionit publik, kostove politike. Ne e dimë të gjithë që zoti Tahiri nuk ishte gjë tjetër veçse një nga oficerët e fushës së zotit Rama. Të gjithë ne e dimë që koka e të gjithë situatës jo vetëm të kanabizimit por dhe të gjithë gjërave të tjera është një situatë që ka vetëm emrin e Edi Ramës.