Dënimi i Tahirit, Kryemadhi: Pse nuk arrestohen Erion Veliaj, Alqi Bllako dhe Armando Subashi kanë firmë tek afera incineratorëve?


Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi,  teksa ka komentuar dënimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është shprehur se duhet të arrestohet dhe Erion Veliaj, që sipas ky i fundit është i përfshirë në aferën e incineratorëve.

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everst Dedaj, është shprehur se pas hekurave duhet të shkojnë dhe Alqi Bllako i përfshirë në incineratorin e Fierit dhe Elbasanit si dhe Armando Subashi që sipas saj është i përfshirë në këtë aferë.

Ajo tha se nga krimet që bëhen vuajnë qytetarët.

Monika Kryemadhi: Ok, zoti Tahiri kishte disa telefonata që e implikonin me Habilajt. Po zoti Erion Veliaj i cili ka firmë në shkresë për incineratorin e Tiranës. Zoti Alqi Bllako i cili ka firmë në shkresë për incineratorin e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.  Zoti Armando Subashi i cili ka shkresë, ka letër, ka vendime, ka fakte të kryera me firmën dhe vulën e tyre për incineratorin e Fierit. Dhe ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme. Nuk mendoj pasi mbaron e gjithë vepra,  gjithë krimi i kryer dhe pasojat i hanë qytetarët ne mendojmë që bëjmë sistemin e drejtësisë. Megjithatë është për t’u përgëzuar.   Incineratori është mekanizmi i pastrimit të parave të Saimir Tahirit.