“Fondet e rindërtimit shpërndahen për zgjedhje”, KQZ i kërkon informacion Emmirjana Sakos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë zyrtare bashkisë së Durrësit pas pretendimeve të ngritura nga PD dhe LSI në seancën publike të Komisionerit.
Në shkresë KQZ kërkon kërkon informacione nga kryetarja e Emirjana Sako pas pretendimeve te ngritura nga PD dhe LSI në KQZ se po shpërndahen fondet e rindërtimit për qëllime elektorale.
“Bashkia e Durrësit ka miratuar vendime për miratimin e listave të 526 familje që përfitojnë nga progarimi i procesit të rindërtimit, për ndërtestat e dëmtuara nga fatëkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26-nëntot 2019 që variojnë nga 100- 500 mijë lekë. Ka dyshime të arsyeshme se këto grande/fonde janë përdorur për qëllime elektorale dhe zgjedhore .” – thuhet në pretendimin e ngritura nga PD.
Në lidhje me këtë KQZ kërkon informacion të detajuar.


