Kryemadhi: Dënimi i Tahiri për të shfokusuar çështjen e incineratorëve. Kam fakte për Ramën
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se çështja e Saimir Tahirit është për të shfokusuar aferën e incineratorëve.
Në një intervistë për Ora News, për gazetarin Everest Dedaj, Kryemadhi tha se ka fakte që implikojnë Kryeministrin Rama dhe zinxhirin e tij se janë të përfshirë në aferën e incineratorëve.
Monika Kryemadhi: Në SPAK kam vazhduar komunikimin sepse vazhdoj të kem fakte të tjera. Kam fakte që implikojnë Kryeministrin drejtpërdrejt dhe gjithë zinxhirin komandues të tij. Skema e incineratorëve është një skemë e jashtëzakonshme që implikon shtetin shqiptarë. Kjo historia e Tahirit është për të shfokusuar atë që vjen mbrapa skemës së incineratorëve. Paratë që erdhën nga kanabizimi në Shqipëri, pastrohen në një skemë tjetër të pastrimit të parasë në banka, që me sistemin të kompanive ofshore.
