Çfarë diferencash. Vetëm fanella e stërvitjes së Man. United vlen më shumë se fanellat e Interit dhe Milanit
Manchester United po përgatitet të konfirmojë një sponsor të ri që do t'i japë një shtysë të rëndësishme të ardhurave të klubit anglez. Sponsori i ri për kostumet dhe veshjet e stërvitjes së Djajve të Kuq, është platforma e blockchain-t Tezos, me bazë në Nju Jork.
Siç raporton The Athletic, të dyja palët kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë mbi 20 milionë paund në vit (pothuajse 24 milionë euro) dhe materiali promovues është tashmë i pranishëm në qendrën stërvitore të klubit në pritje të njoftimit zyrtar.
Marrëveshja e re tregon edhe njëherë fuqinë mediatike të markës United, dhe në përgjithësi të klubeve më të mira angleze. Mjafton të përmendësh se Mançester United do të fitojë vetëm nga sponsori për veshjet e stërvitjes më shumë sesa Interi dhe Milani marrin nga sponsorët e tyre kryesor të fanellave, përkatësisht 16 milionë Euro plus bonuset për zikaltërit nga Socios dhe 10 milionë Euro plus bonuse për kuqezinjtë nga Emirates.
Dallime të frikshme që tregojnë edhe arsyen se përse klubet e Premier League kanë fuqi të madhe ekonomike dhe bëjnë goditje të çmendura në merkato./Ora News/.
