Reagon Rama: Takimi me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimin me presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin ditën e sotme në ambientet e kryeministrisë.

Rama shkruan në Twitter se takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane.

Rama: Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF.

Kujtojmë se kryeminsitri Rama është akuzuar në media se ka përdorur kryebashkikaun Erion Veliaj për të sulmuar dhe shantazhuar kreun aktual të FSHF-së.