Drejtoresha e programacionit Klara Bici: RTV Ora News si një muze me histori, sfidë dhe përgjegjësi

Të ftuar në studion e “Jeto me Orën” ishin të ftuar Edjona Dervishi, gazetare si dhe Klara Bici drejtoresha e programacioni në RTV Ora të cilat folën për rrugëtimin e tyre në këtë televizion. Edjona Dervishi tregoi për përvojën e saj disa vjeçare në RTV Ora.

“Që të bësh këtë punë duhet  shumë pasion. Për gati një dekadë u bëra gati si në shtëpinë time kam qenë në disa pozicione dhe ka qenë një rrugëtim shumë i gjatë por edhe shumë i bukur. Ka qenë një rrugëtim shumë i larmishëm edhe me vështirësitë e veta padiskutim” u shpreh gazetarja.

Ndërsa Klara Bici tregoi për programacionin e shumëllojshëm që ka Rtv Ora. 

“RTV Ora ka një shumëllojshmëri emisionesh duke nisur nga mëngjesi me “Ditë e Re”  me “Why Not” me Expuls e shumë emisione të tjera. Kështu që këtu bëhet një punë e madhe dhe e palodhur"-u shpreh ajo. 

Të ftuarat treguan se në ambientet e orës gjithmonë është pozitivitet që i bën punonjësit ta bëjnë punën me shumë dëshirë. Gazetarja Dervishi tregoi edhe për betejn që Ora News po përballet.

“Fakti që RTV dhe Ora News janw ende edhe pas kësaj lufte me shtetin kjo tregon se është një televizon pa anshmëri. Për më tepër duke parë tani edhe programacioni është i madh në dy formate tregojn se Ora do jetë për publikun shumë gjatë” u shpreh ajo.

Gazetarja tregoi për momentin më të sikletshëm që i ka ndodhur në profesionin e saj.

 “Ka qenë ditë e diel dhe unë isha pushim dhe një kolegia ime nuk erdhi dot në punë se kishe problemet e saj. Dhe më mori vetëm 10 minuta para se të nisin lajmet më marrin në telefon ndërkohë unë isha në krevat. Dhe unë çohem dhe nuk e di me sa shpejtësi kam ardhur dhe as e mbaj mend se çfarë kam folur në studio” përfundoi gazetarja.