"Cuba SI, Yanqui No" Demalia: Protesta para ambasadës amerikane si ato të vitet 60' në Kubë

Analisti Ilir Demalia e ka komentuar protestën e banorëve të “5 majit” dhe Laprakës përpara ambasadës amerikane ditën e sotme.

Demalia shkruan se protesta para Ambasadës Amerikane, nga grabitësit e pronës publike dhe private në shtet rrumpallën dhe pallës që vazhdon në shtetin rrullampall, i sjell në mend protestat në fillim vitet 60' para Ambasadës së Kubës ne Tirana, "Cuba SI, Yanqui No."

Ai shton se në Amerikë dhe kudo ku funksionon shteti së drejtës me të drejtën e pronës, dhunuesi, grabitësi dhe përvetësuesi i pronës publike apo private, shkon para drejtësisë dënohet dhe penalisht dhe financiarisht për dëmin që ka shkaktuar.

Demalia: Cuba Si, Yanqui NO! Protesta para Ambasadës Amerikane, nga grabitësit e pronës publike dhe private në shtet RRUMPALLËN dhe PALLËS që vazhdon në shtetin RRULLAMPALL, sjell në mënd protestat në fillim vitet 60' para Ambasadës së Kubës ne Tirana, "Cuba SI, Yanqui No." në përkrahje të Fidel Castros sot te Yllit Fidel. Protestuesit thërrasin para Ambasadës Amerikane na ktheni dhe na mbroni pronën, ashtu siç ndodh në Amerikë.

Protestues! Në Amerikë dhe kudo ku funksionon shteti së drejtës me të drejtën e pronës si një nga të drejtat themeltare të shtetit të së drejtës, dhunuesi, grabitësi dhe përvetsuesi i pronës publike apo private, shkon para drejtësisë dënohet dhe penalisht dhe financiarisht për dëmin që ka shkaktuar. Por Shqiperia demonmut'tokracinë, e filloi me doktorr rrumpallën, po vazhdon me Ed pallën, për të vazhduar si RRULLAMPALLLHONE. Tragjikomedia do të vazhdojë dhe demonmut'tokracia do të triumfojë. Cuba Si, Yanqui NO!