Gjirokastër/ Dyshohet se tentuan të kultivojnë 1,700 fidanë kanabis, në pranga dy burra
Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë të arrestuar 6 muaj më parë, ku policia gjeti 1700 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, midis fshatit Këllëz dhe Dhoksat, Gjirokastër,
H. B., 43 vjeç, banues në Gjirokastër dhe M. B., 66 vjeç, banues në fshatin Qesorat, dyshohet se kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në një ambient të hapur në fshatin Këllëz në bashkëpunim me tre personat e tjerë të arrestuar .
"Në kuadër të operacionit "Ndalesa"është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit H. B., 43 vjeç, banues në Gjirokastër dhe M. B., 66 vjeç, banues në fshatin Qesorat, Gjirokastër, pasi dyshohet se janë bashkautorë të ngjarjes së ndodhur në muajin gusht të vitit 2021, midis fshatit Këllëz dhe Dhoksat, Gjirokastër, në një ambient publik, ku u gjetën 1700 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa",njofton policia.
Në muajin gusht të vitit 2021, në kuadër të këtij procesi hetimor, janë vënë në pranga 3 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.