Ahmetaj për "5 Majin": Do trajtohen njësoj edhe ata që kanë banesa të palegalizuara, përfitojnë 136 familje
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, nga Foltorja E Kuvendit theksoi dhe një herë se Shqipëria i ka bërë detyra e shtëpisë për sa i përket integrimit evropian. Sipas tij, vendi ynë ka bërë progres në këtë drejtim.
Ahmetaj: Procesi i integrimit evropian ka bërë progres. Qeveritë kanë bërë punët e veta, një ra më shumë se tjetra në raport me integrimin. Sot Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, kjo është taksative.
"5 maji"
Ahmetaj iu përgjigj edhe akuzave se banorët e "5 Majit" po lihen në rrugë. Sipas tij, banorët do trajtohen njësoj, edhe ata që kanë banesat e legalizuara, edhe ata që kanë shtëpitë e palegalizuara.
Ahmetaj: Janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit atje. Rreth 60 janë ndërtime të palegalizuara. Qeveria ka vendosur që ata që janë të palegalizuar dhe ata që janë të legalizuar do trajtohen njëlloj. Nëse dikush ka te 5 maji shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Do trajtohen me 100% të metrave katrorë. Janë njoftuar në tetor, janë bërë 27 kontrata të atyre që janë me ndërtesa të legalizuara dhe 24 me familje që kanë ndërtime të palegalizuara. Deri në fund të këtij viti do hyjnë në shtëpi të gjitha familjet. E bëra që t'i sqarojmë drejt gjërat.
