Ora Investigim/ Gjobitet HAKO, fshehu aksidentin në punë, infermieri i implikuar: I madhi e ha të voglin
‘Ora investigim’ ka sjellë dëshmi dhe fakte për aksidentin që i është shkaktuar në ambientet e HAKO-s punonjësit Genc Kallari por që në kundërshtim me ligjin ky aksident është fshehur.
Fillimisht punonjësit të dëmtuar i është premtuar se për çdo gje do i përgjigjet kompania.
"Nuk do thuash që je vrarë në punë. Për çdo gjë do të përgjigjemi ne."
Pas disa muajsh raporti mjekësor punonjësi është rikthyer por nuk është pranuar që tëe rifillojë punë.
"Kam marrë 6 muaj raport. Shkova të filloj punë dhe një përgjegjëse më tha që nuk mund të filloja punë."
Infermieri i Spitalit të Traumës që ka bashkëpunuar me HAKO-n duke e mjekuar punonjësin në kliniken e tij private edhe pse ligjërisht ka kryer shkelje moralisht shprehet se i dëmtuari duhet të fillojë punë.
Ai i bën telefonate një përfaqësuesi te HAKO-s që është në dijeni të rastit.
Infermieri: Ty të kanë ofruar punë apo jo?
Qytetari: Nuk më kanë ofruar punë fare.
Infermieri: T'i them unë një llaf?
Qytetari: Po thuaji njëherë.
Infermieri: Ajo Ylli ti je? Dëgjo tani çfarë bëre me atë çunin ti se ai më ka ardhur këtu mua, Genci Kollari. Çfarë bëtë me të? A e more në punë? Unë e kam këtu, ai është një hallexhi. I shikojmë dorën ka bërë fibrozë të tendinave po ti merre fute në punë, po të futem mik unë.
Pas kësaj bisede infermieri shprehet se ai e di që i dëmtuari është vrarë në ambientet e punës, por pavarësisht kësaj për një gjë duhet të jetë i qarte se ‘I madhi e ha të voglin’ prandaj në këmbim të vendit të punës ish-punonjësi i HAKO-s duhet të tërheqë çështjen nga Prokuroria.
Infermieri: Qetësoje gjendjen se nuk e zgjidh dot me ata. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën. Ka thënë ai që është vrarë në shtëpi.
Qytetari: Po.
Infermieri: Ata në Prokurori kanë besuar atë, nuk të kanë besuar ty. Genco kanë lekë, i madhi e ha të voglin, pikë muhabeti.
Teksa pritet që prokuroria të mbyllë hetimin, është vënë në lëvizje edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës.
Pas kontrollit të kryer nga Inspektoriati në ambientet e HAKO-s subjekti është gjobitur për fshehje të aksidentit gjatë orarit punës.
Në lidhje me këtë rast RTV Ora ka dërguar një kërkesë për informacion te HAKO shpk ku e vë në dijeni të rastit njëkohësisht pret edhe qëndrimin e subjektit. Fabrika e sallamit HAKO ka preferuar të heshte dhe nuk i ka dhënë përgjigje kërkesës së drejtuar nga RTV Ora.
