Zjarri i qëllimshëm në Kune, shkrumbohen 10 ha sipërfaqe me bimësi në zonën e mbrojtur

Zjarri që përfshiu të mërkurën zonën e mbrojtur e Mbrojtur në Kune të Shëngjinit dyshohet se ishte i qëllimshëm, por autori mbetet ende i lirë. Flakët që rrezikuan edhe zonën e banuar u vunë nën kontroll në orët e para të mëngjesit pasi shkrumbuan rreth 10 hektarë sipërfaqe.

Mbi 10 hektarë sipërfaqe me bimësi të ulët u shkrumbuan nga zjarri që përfshiu  zonën e Mbrojtur të Kunes në Shëngjin.

Flakët u shfaqën 12:00 të së mërkurës, 2 shkurt dhe të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur u përhapen me shpejtësi.

Në këto kushte, por dhe për shkak të mungesës së rrugës, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e pamundur me mjete.

Në disa raste zjarri vuri në rrezik dhe zonën e banuar.

Forcat zjarrfikëse qëndruan në gatishmëri gjatë gjithë kohës dhe vetëm pasi era ndaloi zjarri u shua plotësisht rreth orës 2 të mëngjesit të së enjtes.

Kjo është e disata herë që kjo zonë e mbrojtur përfshihet nga flakët, duke shkaktuar dëme të shumta për biodiversitetin.

Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, por policia nuk ka mundur ende të identifikojë dhe ndalojë asnjë person.

Zjarri i qëllimshëm në Kune, shkrumbohen 10 ha sipërfaqe me