Berisha mori disa herë fjalën në Kuvend, Salianji: Teatër i shpifur, PD nuk është e tij, as e Bashës
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur i pakënaqur në Kuvend pasi Sali Berisha ka marrë disa herë fjalën. Ai u shpreh se kjo është të abuzosh me detyrën dhe deputetët që presin në radhë.
Salianji: I jep fjalën ish-kryetarit të PD duke gjetur pretekste për t’i marrë kohën deputetëve. Një teatër i shpifur që nuk nderon askënd. Kjo është të abuzosh me detyrën dhe deputetët që presin në radhë. Nga ana tjetër padiskutim që parafolësi flet për PD, (Petro Koçi) ia ka ardhur dita sot, për të njëjtën gjë ka bërë edhe vetë te PSV në ‘91 kur dilte me ish kryetarin e vet atëherë. Të njëjtën gjë edhe ministrja që foli, kur nuk i quanit socialistë por 99-sha.
Kjo pjesa e të marrurit me PD është serioze. Lidhet me një koncept pronësor që do të doja ta thoja pak më parë kur kisha fjalë. PD është një pasuri publike që është ndërtuar me sakrificën e demokratëve. PD nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as kryetari tjetër që do të vijë, por do të jetë pronë e demokratëve që kanë kontribuar. Edhe në këtë kuptim është një shkelje tjetër që jepet fjala ku diskutohet për këtë.
