“Krah për krah” Yuri Kim prezanton logon e re për 100 vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 15:38
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në Facebook ku prezanton logon e re që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Yuri Kim përmes videos uron që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara të ecin përpara së bashku edhe për 100 vite të tjera.
“Së bashku, festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në 2022. Ndiqni Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ndërsa prezanton logon e re që do të përdorim përgjatë gjithë vitit për këtë gur kilometrik të rëndësishëm, dhe konceptin pas saj. Edhe 100 vjet të tjera ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ecin përpara së bashku!”
