"Ngjani si dy pika uji me birin politik", Berisha i përgjigjet Spiropalit: Recitimet për Skënderbushin të rikthejnë më shpejt në doganë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali nga Foltorja e Kuvendit tha se Sali Berisha dhe biri i tij politik, duke ju referuar Bashës ngjajnë si dy pika uji.

Spiropali: Po i bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj. Dera jonë nuk trembet dhe siç duket as brava juaj nuk shembet. Doli pak më e fortë seç e kishit menduar.  Lëre të bëjë fjalimin tij kur të vijë biri politik sepse ngjan si dy pika uji. Të paktën ndryshoni ju se ai nuk ndryshon, ai ka dëgjuar kasetën tuaj.

Duke iu përgjigjur, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipërinë protektorat krimi e shndërroi klani Rama.

Berisha: Recitimet për Skënderbushin e rikthejnë më shpejt në doganë se sa analizat bajate politike këtu në Parlament. Shqipërinë në protektoriat krimi e shndërroi kreu i Meduzës me lidhjet e tij, Edi Rama dhe klani Rama.

Gjithçka ndodh, të gjitha fijet e krimit në këtë vend, më të tmerrshmet se në çdo vend tjetër, të krahasueshme me Beogradin, kanë vetëm një krye dhe ky është Edi Rama. A është rastësi emërimi i Nallbatit në pikën kufitare të Durrësit. A është rastësi këshilltari i ministri i larguar për implikime në drogë. Për sa i përket hapjes së negociatave, BE i bllokoi për këto standarde.