A ka president tjetër që hap platformën 'Denonco zgjedhjen"? 70 pyetje për Metën. Gjyqi në Kushtetuese vijon më 7 shkurt

Prej orës 10:00 - 13:30 në Gjykatën Kushtetuese vijoi shqyrtimi i kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e kreut të Shtetit, Ilir Meta me argumentin se ka shkelur Kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi ndoqi nga afër të gjithë seancën.

Pas parashtrimit të përfaqësuesve ligjorë të presidentit Ilir Meta gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese ngritën disa pyetje për ta për të cilën kërkojnë përgjigje. Dervishaj kërkoi 48 orë për tiu përgjigjur mbi 70 pyetjeve pasi do konsultohej dhe me presidentin.

Por përfaqësuesja ligjore e kuvendit,Klotilda Bushka propozoi dy orë kohë. Pasi u tërhoq për vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e shtyrjes së seancës dhe caktoi datën 7 shkurt ora 10:00.

Ndër pyetjet që i bënë është dhe krijimi i platformës "denoncon zgjedhjen"


Ora 13:30 Dervishaj: Procesi i shkarkimit fiktiv

Pasi i mbyll seanca Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj tha se Kuvendi i legjislaturës së kaluar inicioi një proces hetimor fiktiv të diktuar me urdhër. "Nuk ka pasur dhe nuk ka lëndë për të iniciuar shkarkimin e Presidentit sipas asaj që parashikon Kushtetuta. Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky proces të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër. Komisionet e vjetra nuk ishin në periudhë fundore, ky i fundit u ngrit pas zgjedhjeve që nuk lejohet"


PYETJET

Fiona Papajorgji: Thoni se 4 muajt e fundit Kuvendi s’mund të ngrejë komisione hetimore. Nuk mendoni se duhet të përdoret ndonjë formulim tjetër në këtë pikë të nenit?

Ka ndonje kufizim tjetër për kuvendin qoftë dhe në periudhën fundore te mandatit të tij?

Në lidhje me pretendimin tjetër që keni ngritur për mosmarrëveshjen kushtetuese dhe kërkoni ndërhyrjen e gjykatës për zgjidhjen e saj. Mendoni se mënyra e ngritjes së kësaj mosmarrëveshje është e duhura?

Neni 90 pika 2 e Kushtetutës parashikon togfjalëshin “shkjelje e rëndë e kushtetuetës”. Ju pretendoni se ska lidhje fare shkelje të Kushtetutës, apo ska shkelje të rëndë të saj?

Elsa Toska: Ju kërkoni shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, duke u marrë vetëm me anën proceduriale, por nuk merreni me përmbajtjen. Përse ky qëndrim i juaji?

Presidenti gjatë periudhën zgjedhore ka krijuar një platformë “denonco zgjedhjen”. Mund të na thoni nëse ka praktika të ngjashme nga presidentët e mëparshëm? A mendoni ju që ky portal mbivendosje të kompetencave te institucioneve?

Presidenti është subjekt i pakushtëzuar që mund të vërë në lëvizje Kushtetutën. Për një nga vendimet që Gjykata Kushtetuese ka dhënë vjet. Meta reagoi me shkresë për gjyqtarët kushtetues. Pyetja është si e kupton presidenti rolin e tij si subjekt i pakushtëzuar dhe si e sheh ai rolin e gjyqtarit kushtetues?

Pse zgjodhi presidenti i republikës të shkojë fizikisht në selinë e një partie politike?

Me çfarë lloj metologjie mund të matet rritja apo ulja e autoritetit si përfaqësues i unitetit të popullit? Cilat do të ishin ata parametra që mund të na bënin ne që përmes disa akteve apo qëndrimeve autoriteti i presidentit është rritur dhe nuk është ulur?

Ju mbi cfarë parametrash do ta vlerësonit institucionin e presidentit nëse me të njëjtat sjellje dhe qendrime për të cilat kuvendi e ka shkarkuar, presidentit nuk I është ulur autoriteti, por i është rritur?

Marsida Xhaferrllari:Cila është rëndësia që ka procedura në këtë lloj procesi? Do doja qëndrimin mbi këtë cështje duke marrë në konsiderate pretendimin tuaj për urgjencën me të cilën u veprua?

Jeni ndalur te procedura por nuk jeni zgjeruar tek faktet. Me konfirmoni nëse e kam kuptuar drejt që ju pretendoni se faktet janë të paplota?

Një nga shkeljet që është lidhur me rolin e Metës është marrëdhënie e tij me institucionet e pavarura, ku janë treguar një seri veprimesh të presidentit. A keni pasur ju kundërpërgjigje nga këto organe të pavarura, qoftë me shkrim apo ndonjë ankesë ose kallezim për ndërhyrje ne institucionet e pavarura?

Çfarë specifike ka parimi i vazhdimësisë institucionale nga njëra legjislature tek tjetra?

Një procedurë për shkarkim e presidentit mund të bazohet tek shkelja e rëndë e kushtetutës apo edhe kryerjes së krimit të rëndë. Qëndrojnë vec e vec apo të dyja sëbashku?

Një nga shkeljet është ajo e formulës së betimit. A keni koment për këtë?

Presidenti nuk mund të jetë anëtar partie. Cili është qëllimi sipas jush?

Do doja rëndësinë që ka legjitimiteti në këtë proces?

 Altin Binaj: Pretendoni se është cënuar e drejta për tu dëgjuar e presidentit. Çfarë natyre në vlerësimin e presidentit kjo shkelje në të gjithë procedurën. Është thelbësore?

Për fazat e tjera të funksionimit të Komisionit hetimor dhe marrja e vendimit nga Kuvendi. Ka qenë koha e mjaftueshme për Metën dhe përse nuk e shfrytëzoi për tu dëgjuar?

A ishte e mjaftueshme mbrojtja me përfaqësuesit  e tij apo duhet të paraqitej personalisht?

Në lidhje me pjesën përmbajtësore te vendimit. Por këtu mund të vazhdojmë nëse pohohet vërtetësia e thënieve të presidentit në media?

A pranon presidenti që ka fyer fyerje ndaj personave publikë apo e kundërshton këtë fakt?

Lidhur me situatën e krizës e vlerësuar prej tij, ju thatë që Meta ka bërë përpjekje për të adresuar problemet. Në kushtet që presidenti ka këto shqetësime dhe vendos ti bëjë të ditura publikisht. A ka detyrimin të jetë të përmbajtur në reagimet publike?

Sonila Bejtja: Në lidhje me rekomandimet e lëna për ligjin organik të presidentit. Nga përgjigja që morën nga Kuvendi është në fazë draftimi. Ju jeni përfshirë ne grupin e punës për hartimin e këtij ligji që ka të bëjë me kompetencat e presidentit?

Në lidhje me procedurën e Komisionit Hetimor ngrini pretendimin e afatit 4 mujor dhe këmbëngulet për ratifikimin e punes. Mendoni se kjo do ta shuante funksionimin e punës së ketij Komisioni? Mbi c’bazë ligjore mund te bëhej?

Vitore Tusha: Ju keni parashtruar si mosmarreveshje kompetence të gjithë procesin e ngritjes se Komisionit dhe procedurën e ndjekur në këtë rast duke parashtruar si një hakmarrje apo tentavië për të ndërhyrë në kompetencat e presidentit nga ana e Kuvendit. Do doja të ishit me konkret se cilat jane efektet që ka sjellë kjo sjellje e kuvendit në minimizimin e rolit të kreut të shtetit?

Ju flisnin për krizat per legjislaturen e kaluar. Dua te di si lidhet ky parashtrim me çështjen konkrete? E lidhni këtë fakt apo e parashtroni? Sjell kjo ndikim?

A ka president tjetër që hap platformën 'Denonco