"Është hera e tretë që digjen", fqinji në Shkodër: Gruan e nxora, më pas plasi gazi dhe nuk munda të duroja
Musa Pajati, 79 vjeç humbi jetën pasi zjarri përfshiu banesën e tij ditën e sotme, 3 shkurt në lagjen Xhabije" në Shkodër.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ai së bashku me bashkëshorten kanë qenë në banesë në momentin e zjarrit, por gruaja është nxjerrë jashtë dhe është dërguar në spital pasi ka pësur djegie. Mësohet se bashkëshortja e 79-vjeçarit ndodhet jashë rrezikut për jetën.
Një nga fqinjët e çiftit të të moshuarve thotë për Ora News se kjo është hera e tretë që banesa e tyre merr flakë. Sipas tij, dy të moshuarit ishin të vetëm, dhe janë lënë në harresë nga bashkia dhe qeveria.
Fqinji: Janë burrë e grua, pa fëmijë. Është hera e tretë që digjen brenda. As ka vënë dorë shteti, as bashkia. Gjithë kjo lagje e di shumë mirë për këta të shkretit. Të dy janë sakatë, atë gruan unë e shpëtova. Nuk munda më të duroja, plaku plasi gazi unë dola jashtë, nuk munda. Gruan e nxora jashtë, e kemi çuar me ambulancë në spital. Vdekja e tyre është me dashje, është me qëllim. Nuk kanë dashur të vinin dorë. Këta kanë qenë me qira këtu.
