Kërkonte qira për tokën, 57 vjeçari nga Kurbini rrëzoi shtyllat e tensionit të lartë për para
57 vjeçari që akuzohet për rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë në Laç, duke lënë pa energji disa zona, dyshohet se e kreu aktin për para. Sandër Nezha, sipas grupit hetimor kërkonte qira nga OST për strukturat që ngrihen në pronën e tij, ndaj i rrëzoi duke u çmontuar elementet lidhës.
Rrëzimi i dy shtyllave të tensionit të lartë në qytetin e Laçit ishte akt I qëllimshëm.
Në këtë përfundim ka dalë policia e Kurbinit që pas hetimeve vuri në pranga si autor të dyshuar 57 vjeçarin Sandër Nezha, banues në Laç.
Ai akuzohet se shkaktoi rrëzimin e strukturave metalike duke u hequr elementët lidhës.
Dyshimet e grupit hetimor, janë se 57 vjeçari e ka bërë këtë akt pasi pretendonte pagesëw si qira nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për shtyllat që janë të ngritura në pronën e tij.
Burimet thonë se për këtë Ai kishte bërë kërkesa të vazhdueshme, por siç duket nuk ka gjetur dakordësi, ndaj ai I ka rrëzuar.
Në dëshminë e parë në polici Sandër Nezha e ka mohuar akuzën.
57 vjeçari citohet të ketë deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Policia e Lezhës ndërkohë e akuzon zyrtarisht për shkatërrim të rrjetit elektrik dhe dosja tashmë i ka kaluar Prokurorisë.
Dy shtyllat e tensionit të lartë në hyrje të Laçit u rrezuan mbrëmjen e së martës, 1 shkurt e për pasoja kanë ngelur pa energji elektrike disa zona në Lezhë e Kurbin.
OST ndërkohë po punon për rikthimin në funksion të linjës.
