Do u shemben shtëpitë, banorët ulen këmbëkryq para ambasadës amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 11:14
Banorët e “5 Majit” “Laprakës” dhe të Paskuqanit kanë dalë para Parlamentit për të protestuar për mbrojtjen e banesave të tyre.
Gazetarja e Ora News, Sonila Musai bën me dije se banorët kanë nisur marshimin drejt Ambasadës Amerikane. Protestës i janë bashkuar edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Por policia ka krijuar një kordon dhe nuk i lejon banorët që të afrohen pranë ambasadës. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe vijojnë protestën e tyre.
Banorët preken nga projekti i "Unazës së Madhe" dhe nuk i është dhënë asnjë zgjidhje nga qeveria se ku do të zhvendosen pas prishjes së banesave.




