"Ambasada ruse po na kërcënon", Berisha: Qeveria jonë drejtohet nga argati i Beogradit. Të miratohet rezoluta për Ukrainën

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha diskutoi edhe mbi tensionet Ukrainë-Rusi. Berisha tha se Parlamenti duhet me urgjencë të miratojë një rezolutë dhe të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrainën. Sipas tij, ambasada ruse po kërcënon Shqipërinë me anë të një letre që ka mbërritur në Tiranë.

Berisha: Dua të dënoj këtu letrën kërcënuese të ambasadës ruse këtu në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë fund e krye të kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë Edvin Kristaq Rama para një shantazhi, primitiv, të paprecedentë me të cilin përballet Evropa dhe NATO-ja. Sot Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërkon të pushtoj një vend fqinj bazuar në doktrinën e sovranitetit, të kërcënojë vende të tjera, të përpiqet të shkatërrojë NATO-n. Vendi i vetëm që ka heshtur është një vend anëtar i NATO, por një vend që ka një qeveri të drejtuar nga nja argat i Beogradit, vasal i Vuçiç. Parlamenti duhet të votojë një rezolutë ku të shprehë sovranitetin e plotë me Ukrainën.

Zotit Berisha ju kërkua sërish që të mbyllte fjalimin e tij dhe madje ju hoq mikrofoni.

Berisha:  Është kërcënuar vendi. Të shprehim solidaritetin tonë me Ukrainën, NATO-n. Nuk ka ndodhur kurrë një kërcënim i tillë banditesk. Ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Çfarë presim? Kur ke kreun e Meduzës në qeveri,q ë s'ka interesa të tjera përveçse atyre kriminale ndodh kjo. Ndërpritet fjala kur po mbroj një interes kombëtar. E keqja më e madhe sot është kërcënimi i Rusisë së Putinit.