Banorët e "5 Majit" i shkojnë tek parlamentit, Rama i përgjigjet në facebook: Keni marrë më shumë seç u takon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 12:07
Prej ditësh banorët e “5 Majit” protestojnë se po u shembet banesa nga bashkia e Tiranës në kuadër të projektit të rindërtimit, pa rënë dakord më parë me ta.
Sot protestës së banorëve të “5 Majit” I janë bashkuar edhe ato të Laprakës dhe ato të Paskuqanit.
Ndonëse protestat kanë qenë të përditshme nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri, ndryshe sot kur reagoi përmes një postimi në face book.
”Unë besoj se tek 5 Maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon madje disave më shumë sesa u takon, tani duhet vetëm durim”