Ora Investigim/ Punonjësi i HAKO-s aksidentohet në punë, kompania ‘fshin gjurmët’e mjekon në klinikë private

Aksidenti i ndodhur në orarin e punës ne ambientet e fabrikës sallamit HAKO  dhe fshehja e këtij rasti nga ana e kompanisë ka bëre që shtetasi Genc Kallari t’i drejtohet RTV Ora.

Edhe pse HAKO shpk e ka detyrim ligjor për te lajmëruar menjëherë Inspektoriatin Shtetëror të Punës në rast aksidenti,  ky rast është fshehur duke e dërguar punëtorin e dëmtuar te një klinikë  private. 

"Jam vrarë në punë, kam pësuar një aksident te kompania Hako dhe nuk m,ë kanë çuar as në spital. Më kanë çuar te shtëpia private e punëtorit."

Shtetasi Genc Kallari  është detyruar për të bërë nje punë që nuk ka qenë në profilin e tij dhe si pasoje ka dëmtuar dorën. 

"Aty më thanë që do transportoja bombolat e gazit. Nuk ishte profili im i punës, unë kisha profil tjetër."

Në mungesë të ndihmës së shpejtë ky xhup pune i gjakosur me logon HAKO i ka shërbyer punonjësit të dëmtuar për  të mbështjellë dorën  dhe për t’i dhëne vetes ndihmën e parë në momentin që ndodhi aksidenti.

Për të fshehur aksidentin në punë përfaqësues të HAKOS nuk e kanë dërguar punëtorin e dëmtuar në Spitalin e Traumës por te klinika e një mjeku privat.

"Një inxhinier teknik mori një doktor që kishte njogje Hako-n dhe i tha që ta sjellim te shtëpia jote. Te shtëpia e atij kam qepur dorën."

 ‘Ora investigim’ ka zbuluar se personi që i ka dhënë ndihmën e parë në ambientet e klinikës private duke fshehur aksidentin është  një infermier i Spitalit të Traumës .

Qytetari: Nuk më merrje përsipër të më qepje dorën te shtëpia.

Infermieri: Po pse këtu çfarë do bëja unë? Këtu çfarë do t'i bëja? Tani dorës çfarë t'i bëj unë? Të të jap dorë tjetër? Atë dorë e ke dëmtuar.

Pas ballafaqimit me shtetasin Genc Kallari infermieri i Spitalit të Traumës thërret një ortoped për t'i parë edhe një here dorën pacientit te dëmtuar.

Infermieri: E kam qepur unë këtë dhe e ke parë ti atëherë. Të gjithë kanë qenë të çarë.

Mjeku ortoped: Mund të bësh disa ndërhyrje, një, dy, tre, katër që ta hapësh dhe ta pastrosh, por garanci nuk ke.

Qytetari: Po mua më kanë quajtur dëmtim të lehtë aty. A quhet dëmtim i lehtë ky?

Mjeku ortoped: Ky nuk quhet dëmtim i lehtë për sa kohë që ti nuk arrin të mbyllësh gishtat.

Qyetatri: Eh sa veta janë vrarë atje, ata nuk i sjellin në spital.

Mjeku ortoped: Po ti si ke ardhur atëherë?

Infermieri: E mora unë. E kam mjekuar unë.

Qytetari: Më ka mjekuar ky pastaj më ka sjellë këtu.

Infermieri: E mjekova unë.

Në ditët n vijim ‘Ora investigim’ do të sjelle të tjera fakte se  çfarë vendimi ka marrë  Inspektoriati Shtetëror i Punës  pas inspektimit që kreu ne ambientet e HAKO-s dhe ‘ofertën’ që i bëhet punonjësit të dëmtuar në shkëmbim të rikthimit në punë.