Banorët e Paskuqanit në protestë: Projekti "Unaza e Madhe" u devijua, do ju shembë banesat tona

Përplasjet në rrugën "5 Maji" dhe Laprakë në mbrojtje të shtëpive, nuk kanë ndalur shembjet e shtëpive. Tashmë një tjetër plagë hapet në Paskuqan.

Familjarët dolën paraditen e 2 shkurtit 2022 në protestë duke kërkuar shpërblim të drejtë për strehën që do iu shembet

"Më mirë të na shtypin se të vdekur jemi nëse na shemben shtëpitë. Nuk e bëjmë dot më"

Madje bashkinë e akuzojnë se ka devijuar projektin e ndërtimit të unazës

Shkak për devijimin sipas tyre është bërë fabrika e tullave

"E kanë devijuar rrugën që të mos prishet fabrika. Balluku ka ardhur e ka firmosur të mos prishë fabrikën" thonë banorët

Policia u rreshtua për të mos lejuar bllokimin e rrugës, por revolta dhe braktisja nga shteti bën që këta të rinj të mos përmbahen

Si zgjidhje kanë parë të protestojnë para parlamentit duke iu bashkuar banorëve të "5 Majit" dhe Laprakës

"Vetëm për fabrikën u bë devijimi i rrugës"

Janë rreth 120 shtëpi që do të shemben në Paskuqan, por pa pasur ende një kontratë se si do të veprohet me të drejtën e pronës që ata kanë.

Ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar dhe kërkojnë transparencë. 

"30 vite djersë e të vijë shteti ta prishë me llaf goje, ky nuk është shtet. Pas zgjedhjeve është devijuar projekti" thonë gratë të cilat kërkojnë transparencë dhe dëmshpërblim.