Këlliçi: Për denoncimet në SPAK asnjë nuk është thirrur, unë jam paraqitur mbi 40 herë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 22:27
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Belind Këlliçi, Deputet PD-së u shpreh se ai në emër të PD-së ka bërë kallëzime në SPAK, por nuk është thirrur asnjë nga personat e përfolur.
Ai tha se ndaj tij janë bërë 11 kallëzime në SPAK për shpifje nga këta persona lidhur me masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Këlliçi: Kam bërë denoncime në SPAK dhe SPAK-u në vend që të thërriste se çfarë po ndodh, unë e kam gjetur veten me 11 kallëzime në SPAK për shpifje nga këta persona lidhur me masakrën zgjedhore.
Kam shkuar aty 40 herë dhe këta nuk janë thirrur asnjëherë. I kemi çuar të gjitha faktet. Në do ta bëjmë detyrën tonë dhe do të bëjmë denoncimet tona, sidomos lidhur me shit-blerjen e votës në vend.

